E kapën duke vje.dhur ushqimet në market, policët bëjnë gjestin humanitar ndaj gruas

Një ngjarje prekëse ka ndodhur në New York, kur tre policë kanë kapur një grua teksa ishte duke vjedhur ushqime në një supermarket në Manhattan.

Por në vend që ta arrestonin, tre policët kanë vendosur që t’ia paguajnë ushqimet gruas, e cila dukej shumë e uritur.

Gjesti i policëve është bërë viral, ndërsa fotoja që po qarkullon në media tregon gruan që u përpoq të vidhte ushqimet përballë arkës dhe po qan kur policët po i paguajnë ushqimet.

Në një konferencë për shtyp, tre policët të identifikuar si Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera, kanë treguar se roja e dyqanit u tha se gruaja po vidhte ushqimet.

“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ajo mu përgjigj se ndihej e uritur dhe pasi pamë çantat, ne vendosëm të themi: ‘Ne do të paguajmë për këto’, u shpreh Sojo, duke thënë se nuk e prisnin që ky gjest të bëhej viral.

“E dini, unë e kam bërë këtë veprim për 22 vjet. Nuk është hera e parë që kam paguar për ushqimet e dikujt. Kjo nuk është hera e parë që as ata kanë paguar për ushqimin e dikujt. Nuk është se shkojmë dhe e bëjmë  këtë gjest gjithmonë, por ju e dini, kur shihni fytyrën e dikujt dhe vini re se ata kanë nevojë  për ju, dhe se janë në të vërtetë të uritur është shumë e vështirë që një qenie njerëzore të largohet nga një situatë e tillë. Ne nuk jemi rritur kështu. Prandaj ai ishte veprimi i duhur për të bërë”, ka thënë Sojo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto