E habitshme/ Prindërit quajnë Covid dhe Corona dy binjakët e tyre të sapolindur

Më 27 mars, dy binjakë kanë lindur në një spital në Indi. Prindërit e tyre kanë habitur me zgjedhjen që kanë bërë për emrat e fëmijëve.

Dy binjakët janë quajtur “Covid” dhe “Corona”. Prindërit kanë thënë se e kanë bërë këtë zgjedhje për t’i dhënë një frymë pozitive pandemisë që ka përfshirë globin.

Nena me binjaket

“Unë u bekova me binjakët- një djalë dhe një vajzë- në orët e para të 27 Marsit. Ne i emëruam Covid dhe Corona për të lehtësuar ankthin dhe frikën e shoqëruar me këto fjalë si dhe për ta bërë këtë rast të paharrueshëm”, ka treguar Preeti, e ëma e binjakëve, në një intervistë për “Express Neës Service”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto