E ëma e qortoi se bëri gabim, vogëlushja i bën kërkesën epike: “Më duhet një mama tjetër”

Një video e një vajze të vogël po bën xhiron e rrjetit pasi kjo e fundit i ka bërë një kërkesë të pazakontë të ëmës.

Në këtë video, shihet vogëlushja që qan dhe thotë se do një mama tjetër, pasi kjo e fundit e ka qortuar për ndonjë gabim që ka bërë.

“Po sillesh keq me mua?”, e pyet vogëlushja të ëmën. “Jo”, i përgjigjet ajo. “Je e lumtur?”, e pyet sërish vajza. “Po”, ia kthen e ëma. “Më duhet një mama tjetër”, i thotë vogëlushja me lot në sy.

“Kë dëshiron si mamanë tënde?”, e pyet e ëma. “Teze Xhenin”, i përgjigjet ajo. “Ok, do t’i them”, i thotë e ëma dhe më pas vogëlushja ia kthen: “Ok mami”.

“Nuk mund të më thërrasësh më mami”, i thotë e ëma. “Si e ke emrin?”, e pyet vogëlushja. “Mishel”, i përgjigjet ajo, por vajza e kupton që e ëma nuk ka këtë emër. Më poshtë mund të shikoni këtë video:

Ju mund të pëlqeni dhe këto