E dhimbshme, qeni nuk ndahet dot nga pronari, i qëndron afër arkivolit të Presidentit

Një foto nga ceremonia që u zhvillua në nder të ish-presidentit të SHBA, George H.W. Bush, po bën xhiron e rrjetit dhe ka prekur me mijëra njerëz.

Qeni labrador i ish-presidentit, Sully, i ka bërë shoqëri atij këto vitet e fundit dhe është fotgrafuar i shtrirë pranë arkivolit të Bush.

“Mission complete”, ka shkruar zëdhënësi i Bush në këtë foto, ndërkohë që ka bërë të ditur se qeni do të jetë pjesë e fluturimit për ceremoninë e fundit.

Qeni e ka marrë emrin nga ish-piloti i Chesley B. “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i famshëm pasi uli një avion të dëmtuar në lumin Hudson duke shpëtuar të gjithë 155 pasagjerët dhe ekuipazhin në 2009.

Ju mund të pëlqeni dhe këto