Flower
Flower

E bujshme, shitet pëllumbi për 1.25 milion euro për arsyen e pabesueshme

Një ngjarje e pabesueshme dhe që duket fallco, ka ndodhur së fundmi, ku një pëllumb është shitur për plot 1.25 milion euro.

Arsyeja e këtij çmimi marramendës është sepse pëllumbi që quhet Armando, është trajnuar në Belgjikë nga pronari i tij, Zoel Fershut, për të dërguar e marrë mesazhe.

Kështu, ky pëllumb ka thyer rekordin e vendosur nga një tjetër shpend i tillë, i cili u shit tre vite më parë për 1 milion euro.

Sipas mediave belge, pronari që e ka blerë mendohet të jetë kinez, për arsye se ata i përdorin shumë pëllumbat për transport mesazhesh, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto