E bujshme/ Peshku ton shitet në ankand për miliona euro, arsyeja është e habitshme

Një peshk ton ka kapur vlera marramendëse pasi është shitur në ankand në Japoni për 333.6 milionë jen ose 2.7 milionë euro.

Peshku ton peshonte 278 kg dhe ka thyer rekordet botërore me çmimin e tij, ndërsa raportohet se është blerë nga një sipërmarrës sushi.

Ky peshk është një lloj i rrallë dhe u kap në brigjet veriore të Japonisë. Ai ka thyer rekordin që u vendos në vitin 2013 nga një tjetër peshk ton, i cili u shit në ankand për 155 milionë jen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto