Dyshonte se burri e he.lmonte ndaj vendosi kamera, tronditëse çfarë zbulon gruaja

Për disa kohë me rradhë, një burrë ka qenë duke helmuar bashkëshorten e tij. Ai i hidhte asaj antihistamine në kafen që i përgatiste dhe ia jepte.

Therese Kozlowski ka thënë për mediat e huaja se këto dyshime kanë nisur kur ajo sëmurej sa herë që burri i saj, Brian, i jepte kafe.

Therese ka rrëfyer se sa herë e pinte këtë kafe, ajo ndihej e lodhur, e sëmurë dhe nuk kishte një pamje të qartë. Duke menduar se burri po përpiqej ta vri.ste, gruaja vendosi kamera në shtëpinë e tyre në Macomb Township, Michigan. Aty, ajo zbuloi të vërtetën e hidhur.

Që prej vitit 2018, kur ishin në proces divorci, burri kishte kohë që po i hidhte helm në pije gruas. Ajo ka treguar për mediat e huaja se në një rast e zuri gjumi teksa po niste makinën.

“Ndjeva një ftohtësi të tmerrshme në trup, sikur të isha sulmuar nga një grabitqar i rrezikshëm, por në këtë makth, grabitqari ishte Brian”, tha ajo kur zbuloi se burri po i hidhte helm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto