“Duke pritur gjyqin”, Tahiri publikon foton i plakur: “Shty e shty e shty…”

Pak më parë, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ironizuar shtyrjen për herë të tretë të gjyqit ndaj tij. Tahiri ka modifikuar foton e vet përmes aplikacionit FaceApp që po përdoret nga të gjithë tani, i cili të tregon si do të dukesh kur të jesh i plakur.

Në këtë foto, Tahiri shkruan se është duke pritur procesin gjyqësor ndaj tij, por në fund thotë se do të vijë dita e tij.

“Duke pritur gjyqin….Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e peofesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.  QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot”, shkruan Tahiri në Facebok.

Duke pritur gjyqin….😜😜😜😜Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u…

Gepostet von Saimir Tahiri am Mittwoch, 17. Juli 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto