Do t’iu copëtohet zemra/ Ushtari i jep çokollatë fëmijës sirian, veprimi i tij do t’iu preki

Fëmijët sirianë përballen çdo ditë me mungesën e ushqimit, urinë dhe nevojën për të qëndruar në ambiente të ngrohta e familjare.

Shumë prej tyre kanë humbur prindërit në luftimet që po ndodhin, ndërsa presin që më në fund dhe jeta e tyre të jetë njësoj si e shumë fëmijëve në gjithë botën.

Së fundmi, në Twitter është publikuar videoja e një fëmije sirian, i cili ka pushtuar zemrat e të gjithëve me gjestin e tij.

Në këtë video, shihet një ushtar turk që po i jep fëmijës një çokollatë. Por në një moment, ajo i bie nga dora dhe fëmija ulet për t’ia dhënë sërish ushtarit, pasi nuk e beson që ia kanë falur.

Ky gjest i këtij fëmije të pafajshëm është bërë viral në rrjetet sociale dhe tregon realitetin e hidhur ku jetojnë këta fëmijë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto