Djaloshi 5 vjeçar telefonon policinë pasi ishte i uritur, epike çfarë porositi për të ngrënë

Një djalosh vetëm 5 vjeçar ka telefonuar policinë për shkak se ishte i uritur. Ai i ka përdorur autoritetet si një mënyrë për t’i transportuar ushqimin.

Raportohet se vogëlushi kishte telefonuar 911 dhe i kishte pyetur nëse ishte duke folur me McDonald’s. Kur polici iu përgjigj dhe i tha nëse kishte ndonjë emergjencë, djaloshi i tha se donte një vakt të shijshëm.

Më pas, 5 vjeçari ka mbyllur telefonin. Menjëherë polici ka marrë në telefon babain e tij për t’u siguruar që nuk bëhej fjalë për asnjë emergjencë.

Pastaj, policët shkuan në shtëpinë e 5 vjeçarit dhe i kanë dhënë atij një ushqim nga McDonald’s, duke e gëzuar pa masë të voglin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto