Flower
Flower

Dikur ishte dështaku i shkollës, sot 19 vjeçari është bërë miliarder përmes kësaj pune

Kur ishte në gjimnaz, të gjithë shokët e shikonin Dan Legg si një dështak. Ai ngeli në provimet që dha në vitin 2017, por tani jeta ka ndryshuar për të.

Dan është shndërruar brenda një kohe të shkurtër në një miliarder pasi mësoi si të tregtonte monedhat e huaja në Youtube.

Tanimë, ai fluturon me avionë privatë dhe u jep dy rroga mujore prindërve që ata mos të punojnë. Gjithçka nisi kur ai krijoi një treg online duke përdorur një aplikacion në telefonin e tij.

Njerëzit paguajnë 1 mijë dollarë për të marrë këshilla nga Dag, i cili bën një jetë super luksoze dhe ka makina të shtrenjta në pronësi.

 “Unë punoj shumë kështu që unë mund të shpenzoj paratë e mia në atë mënyrë që më pëlqen. Prindërit e mi kanë futur një etikë të madhe pune në mua dhe jam mirënjohës për gjithçka që më kanë dhënë. Prindërit e mi kishin një kafe të vogël në Çeddar Gorge. Më dhanë gjithçka që kisha nevojë, por kurrë nuk i kisha të mjaftueshme”, është shprehur ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto