Dikur aktore e filmave me pullë të kuqe, sot besimtare e devotshme dhe e martuar

Jeta e Nong Nat ka pësuar një kthesë të jashtëzakonshme këto vitet e fundit. 31 vjeçarja ka punuar më parë si një pornostare në filmat për të rritur.

Por sot, ajo i është përkushtuar fesë së budizmit dhe është e martuar me një burrë të pasur, të cilin e gjeti pas fesë.

“Tokyo Hunter” dhe “Asian Heart” ishin dy filmat ku ka luajtur Nong, e cila ishte bërë e famshme në Tajlandë falë këtyre roleve.

Megjithatë, ajo vendosi që një ditë të hiqte dorë nga pornografia dhe t’i dedikohej një jete të qetë. Përmes veprave të mira, meditimit dhe lutjeve, ajo ka treguar se gjeti burrin e saj.

Nong është në një marrëdhënie me biznesmenin e njohur amerikan me profesion arkitekt, Harold Jennings Nesland Jr., i cili është 70 vjeç.

Ju mund të pëlqeni dhe këto