Çmendet pronari i hotelit luksoz, ofron shërbim falas për personat që mbajnë këtë emër

Më 6 maj, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër për herë të parë të një djali, emri i të cilit është Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Prej lindjes së tij, vogëlushi është komentuar shumë në media, saqë edhe biznese të ndryshme e kanë përdorur atë për promovimin e tyre.

Së fundmi, hoteli “Mercure London Hyde Park Hotels” ka vendosur një ofertë të ‘çmendur’, ku të gjithë personat që kanë të njëjtin emër si djali i Meghan dhe Princit, mund të qëndrojnë falas në të.

Në këtë ofertë përfshihet një natë për dy persona, si dhe mëngjesi. Por ky hotel nuk është i vetmi që ka bërë këtë ofertë të habitshme.

Një restorant japonez ka vendosur njoftimin se do t’i ofrojë sushi falas të gjithë personave që quhen Archie si foshnja mbretërore. Këto oferta janë të vlefshme vetëm për muajin maj, në të cilin lindi edhe djali i Meghan dhe Harryt.

Ju mund të pëlqeni dhe këto