Çifti i veçantë, modelja dhe i dashuri i saj shumë shpejt prindër pasi burri është shtatzanë

Danna Sultana është një modele transgjinore nga Kolumbia, që ka lindur mashkull, por identifikohet femër. Ajo është në pritje të një fëmije me Esteban Landrau, që ka lindur femër, por identifikohet mashkull.

Modelja ka publikuar në Instagram disa foto ku shihej duke i puthur barkun e rrumbullakosur bashkëshortit shtatzanë dhe ka shkruar “Dashuria është dashuri”.

Esteban është në muajin e 8 të shtatzanisë dhe do të bëhen me një djalë, i cili do të quhet Ariel. Danna mori famë në Kolumbi nga pjesëmarrja në programin “Colombia has Talent”.

Sipas mediave lokale, çifti po bëhen me fëmijë natyrshëm, pasi që të dy kanë organet e tyre natyrore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto