Flower
Flower

Çfarë fshihet mbrapa kësaj fotoje që po bën xhiron e rrjetit?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh janë pushtuar nga i ftohti polar, ku në zonën e Chicago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celcius.

Si pasojë e të ftohtit, shumë vende në Amerikë kanë ngrirë dhe fotoja e mëposhtme, është rezultati që ka ardhur si pasojë e ngricave të mëdha.

Në këtë foto shihen disa pantallona që po qëndrojnë horizontalisht pa u kapur askund dhe arsyeja përse është sepse xhinset kanë ngrirë së ftohti, duke i bërë ato që të qëndrojnë në ‘këmbë’ pa i mbajtur akush.

I ftohti ekstrem që ka mbërthyer Amerikën ka shkaktuar deri më tani vdekjen e 21 personave dhe për të shpëtuar sa më shumë njerëz, janë ngritur qendra sociale për 80 mijë të pastrehë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto