“Më lësho të lutem”, sherr i rëndë, burri kap prej flokësh gruan e i jep para makinës duke e tërhequr zvarrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugët e Londrës në Angli, që ka sjellë shok nga të gjithë njerëzit që e kanë dëshmuar.

Një burrë ka kapur prej flokësh një grua në një pikë karburanti. Kamerat kanë filmuar momenti kur burri që niste një makinë të tipit “Toyota Aygo”, ka tërhequr zvarrë gruan duke e kapur nga flokët.

Ai nuk ia ka hequr duart nga flokët dhe më pas ka nisur makinën, duke e mbajtur atë zvarrë. Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Preston,  në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Një kalimtar ka filmuar gjithë skenën, ndërsa pamjet nga ky sherr po bëjnë xhiron e rrjetit. “Më lësho, të lutem më lësho”, mësohet të ketë thënë gruaja në ato momente.

Fatmirësisht gruaja ka shpëtuar pa dëmtime të mëdha, ndërsa nuk dihen arsyet që e bënë burrin të kryente një veprim të tillë. Shoferi ende nuk është arrestuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto