Bleu një biletë lotarie, shtanget kur fiton shumën prej 123 milionë paund

Një shtetas i Britanisë së Madhe i ka rënë në duar një pasuri shumë e madhe, pasi është shpallur fitues i një shume marramendëse.

Personi në fjalë, ka blerë një biletë të Lotarisë Kombëtare dhe është shtangur kur ka zbuluar ditën e martë se ka fituar plotë 123 milionë paund.

Sipas zëdhënësit të Lotarisë Kombëtare në Angli, ky është fituesi i tretë i këtij çmimi në vend, i cili ende nuk dihet nëse është femër apo mashkull.

 “Ky vit ka qenë vërtet i pabesueshëm për lojtarët e EuroMillions në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi pasur katër fituesit e çmimeve më të larta deri më tani. Patrick dhe Frances Connolly nga Irlanda e Veriut fituan 114.9 milionë paund në jackpot, ditën e Vitit të Ri. Ade Goodchild fitoi 72 milion paund në muajin mars dhe një blerës anonim i biletës fitoi 53.2 milion paund në prill”, është shprehur Andy Cartes, këshillues i fituesve të çmimeve të mëdha.

Burimi: Mirror

Ju mund të pëlqeni dhe këto