Banorët e këtij fshati zhvishen e bëjnë foto lakuriq për një kauzë të rëndësishme

Banorët e një fshati në Iwade, Sttinghbourne, janë zhveshur që të pozojnë në faqet e një kalendari festiv.

E gjitha është bërë për të mbledhur para, të cilat do të shkojnë për bamirësi. Kështu çdo biznes në këtë fshat u regjistrua për të marrë pjesë, ku edhe banorët e zonës i janë bashkuar kësaj nisme.

Mësohet se mbi 24 fshatarë kanë marrë pjesë në këtë set fotografik nudo, duke përfshirë një kopshtar, trajner personal dhe disa mekanikë.

Edhe vetë fotografët po marrin pjesë në “Iëwde Naked Calendar 2019” dhe paratë e mbledhura nga shitja e kopjeve do të shkojnë për një shtëpi kujdesi ndaj fëmijëve, ndërsa paratë shtesë do të përdoren për të ndërtuar tualete në Kishën lokale.

Ideja e këtij kalendari festiv, i pari nudo i këtij fshati, ishte e stilistes Laura Cheeseman, e cila në vetëm dy javë organizoi gjithë këto fotografi, ndërsa kalendari pritet të printohet këtë të premte.

Ajo shpjegon se ideja e kalendarit i bëri akoma më shumë bashkë vendasit, të cilët u blodhën për një vepër të mirë, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto