Babai gjen të fshehur në dollap ish të dashurin e vajzës komplet lakuriq, e papritur ç’ndodhi më vonë

Një baba ka gjetur në dollapin e të bijës ish të dashurin e saj komplet lakuriq. Kjo ngjarje e papritur ka ndodhur në Angli.

Në fakt, ish i dashuri ishte i dënuar nga gjykata që mos t’i afrohej vajzës. Babai shkoi në banesën e vajzës pasi ajo nuk po i përgjigjej celularit dhe u shqetësua tepër.

Ngjarja ka ndodhur më 29 dhjetor dhe aty ai gjeti 21 vjeçarin Richard Bradshow brenda dollapit, i cili është arrestuar për shkeljen e urdhrit të gjykatës.

Sipas raportimit të mediave angleze, ai i kishte dërguar paraprakisht ish të dashurës një mesazh ku i thoshte se kishte nevojë për të. Gjykata e ka dënuar atë me 8 javë burg.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto