Arriti të fitonte betejën me kan.cerin, shokët e klasës i bëjnë surprizën emocionuese 6 vjeçarit/ Video

Një vogëlush vetëm 6 vjeç ka arritur që të luftojë me leuçeminë dhe të triumfojë. Kështu, pas tre vitesh kurimi, ai është kthyer në shkollë.

Në vitin 2016, kur ishte vetëm 3 vjeç, John Oliver Zippay nga Ohio në SHBA u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute. Më 27 dhjetor 2019 ai la spitalin pas trajtimit të fundit me kimioterapi.

Pasi është rikthyer në shkollë, shokët i kanë bërë një super pritje të madhe për të festuar kurimin e tij. Momenti emocionues është filmuar, ku shihen shokët e klasës të Jon që janë rreshtuar përgjatë korridorit të shkollës dhe më pas të gjithë shpërthejnë në duartrokitje kur ai hyn në shkollë.

Në fund të duartrokitjes dhe korridorit, po e prisnin prindërit e tij, John dhe Megan Zippay. “Ai po ia del shkëlqyeshëm! Po, ai ndihet më mirë. Shumë nga efektet e tij anësore ndër vite i përfshinë këmbët nga steroidet, por ai po ia del shumë mirë”, ka thënë babai i tij për “Fox 8”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto