Flower
Flower

93 vjeçari shqiptar u jep përgjigjen epike serbëve kur e pyesin pse bëri 23 fëmijë

Hazer Bojku është një shqiptar 93 vjeç nga fshati Druvarë i Vushtrisë, i cili ka plot 23 fëmijë si pasojë e tre martesave të tij.

Bojku është më i moshuari në Vushtri dhe për emisionin “Pasdite”, ai ka rrëfyer jetën e tij të gjatë.

 “Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjeta gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, është shprehur i moshuari.

Kur një serb e ka pyetur përse ka bërë kaq shumë fëmijë, ai i është përgjigjur se arsyeja ishte përparimi i Kosovës.

Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, ka thënë Bojku, ndërsa shprehet më tej se mosha e thyer nuk e ka ndaluar që të merret me pajtimin e gjaqeve.

Nga dukagjini deri në kufi me Serbi, kam marrë pjesë në pajtime. Edhe sot kur i kam bërë 93 vjet, kam pas rast kur ka nderua jetë djali i vëllait dhe nuk kam mundur me shkua, më kanë thirr në telefon për të më pyetur qysh me zgjidhë atë problem”, është shprehur 93 vjeçari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto