Stresi paska lidhje familjare me Marinën dhe Luanën? Ky koment tregon diçka

Një koment i rreperit Stresi na ka bërë lëmsh të gjithëve. Motrat Luana dhe Marina Vjollca janë me pushime me familjen dhe kanë postuar foto të ndryshme. Në një prej fotove me mamanë dhe motrat, Luana shkruan: “E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”.

Por një koment i reperit Stresi në postimin e moderatores, ka ngjallur dyshime për lidhjen e tij me familjen Vjollca.

“Familja ime”, shkruan Stresi duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë lidhje gjaku me Vjollcat.

Ndoshta janë në fis, por ende nuk dimë asnjë detaj më shumë. Kujtojmë se Stresi ishte i ftuar edhe te dasma madhështore e Marinës me Getoarin, dhe rreperi gjithashtu atëherë postoi një foto mbishkrimi i së cilës ishte: “Family time”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto