Flower
Flower

Horoskopi për ditën e martë, 12 shkurt

Dashi
Nëse në punë doni të jeni i qetë, përmbajuni në mënyrë të përpiktë rregullave dhe shmangni kundërshtimin e vazhdueshëm të veprimeve të eprorëve. Jeni të papërmbajtshëm, edhe për gjërat me të vogla. Organizohuni mirë, pushoni më shumë, zbavituni me miqtë.

Demi
Me Hënën armiqësore mund të keni mosmarrëveshje me një familjar që ndërhyn në punët tuaja. Nuk keni fare dëshirë t’i thoni sesi doni të silleni. Do të keni pika të përbashkëta me dikë që ka ditur t’ju tërheqë vëmendjen, por nuk do të jetë e lehtë të pajtoheni.

Binjakët
Keni dëshirë të vendosni një mirëkuptim edhe më të thellë me personin e zemrës, që do t’ju kuptojë menjëherë dhe do t’ju dëgjojë. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë! Do të zmadhoni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

Gaforrja
Pozicioni i Hënës do të bëjë që situata të acarohet. Luftojini mendimet e këqija me një shëtitje në park apo duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Mund të bëni njohje të reja të këndshme. Do të përjetoni emocione të bukura.

Luani
Në ambientin që frekuentoni, ka persona me të cilët keni të përbashkëta, por duke qenë se jeni i zënë me çështje të përditshmërisë, nuk e kuptoni. Mos ëndërroni udhëtime dhe ndryshime në vende utopike: nuk është koha të merrni nisma të reja.

Virgjëresha

Me mbështetjen e Hënës që ju favorizon do ta peshoni mirë një zgjedhje që do të bëni dhe do t’ia nisni punës. Do t’i tejkaloni situatat e zënkave dhe do të jeni bujarë. E keni kuptuar se për të zgjidhur disa çështje nuk duhet thjesht të mendoni, por edhe duhet të veproni.

Peshorja
Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.

Akrepi
Me Saturnin dhe Uranin bashkëpunëtorë, mund të angazhoheni për të mbushur disa mungesa njohurish dhe të arrini të përgatitur për një sfidë shumë të pritur profesionale. Me Venusin mike, është e mundur që një krizë në çift të zgjidhet.

Shigjetari
Hëna në qiellin tuaj ju provon me emocione të ndryshme: nga një anë ju do ëndërrimtar dhe të shkëputur, nga ana tjetër pasionant dhe të angazhuar. Me partnerin mund të keni vështirësi të mirëkuptoheni rreth çështjeve që kanë ngelur në vend.

Bricjapi
Me Jupiterin që i bashkohet shenjës suaj, padituria për t’i vënë fre sjelljes në disa raste mund të shkaktojë ndërlikime. Prandaj, veproni me mend. Jupiteri mund të bëjë që të keni disa vonesa administrative të bezdisshme. Kini durim dhe mos u dorëzoni!

Ujori
Me ndikimin Hënës që bashkëvepron me Venusin, pritet të kaloni një ndjenjë vështirësie që nuk mund ta shpërfillni lehtë. Bëni kujdes se çfarë thoni dhe sjelljes së papërshtatshme që mund të keni, sepse mund t’ju shkaktojë probleme.

Peshqit
Nga bashkëveprimi i Neptunit në shenjën tuaj, priten gjëra të mira në fushën e dashurisë. Përgatituni të përfitoni. Do të keni në maksimum aftësinë tuaj tërheqëse dhe aftësinë për të joshur. Jeni duke shkuar drejt një të ardhme të shndritshme në dashuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto