E mbajti të fshehtë, Chris Brown bëhet baba për herë të dytë

Reperi me famë botërore, Chris Brown, do të bëhet sërish baba pasi ish e dashura e tij, Ammika Harris, është shtatzanë.

Ndonëse kishin pak kohë që ishin ndarë, “Page Six”, raporton se Ammika është në një pritje të ëmbël. Shumë e ndjekur në Instagram, modelja zbuloi pak më parë se ishte shtatzanë duke pozuar veshur me një fustan të bardhë, ku i dukej barku.

Sipas mediave të huaja, pasi ka marrë vesh për shtatzaninë e ish të dashurës së tij, Chris është ndarë nga e dashura Indymarie.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto