Zvicra përballet me vështirësi, Xherdan Shaqiri largohet nga Kombëtarja

Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës dhe do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit ndaj Gjeorgjisë e Danimarkës.

Shkak për këtë largim është bërë një problem shëndetësor që ka pësuar futbollisti, i cili ka ndjerë dhimbje në pjesën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë këtë ekip për ndeshjet e ardhshme.

Futbollisti 27 vjeçar nuk ka qenë i aktivizuar javët e fundit me skuadrën e Liverpool, por vazhdon të jetë pjesë e klubit anglez dhe gjendja e tij shëndetësore ka alarmuar këtë ekip.

Ju mund të pëlqeni dhe këto