Zbulohet kush është sportisti më i pasur i kësaj dekade, as Ronaldo e as Messi

Gjatë 10 viteve të fundit, Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë fituar shumë para nga rrogat apo nga sponsor të ndryshëm.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk është lojtari më i pasur i kësaj dekade. Revista “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e sportistëve që kanë siguruar më shumë fitime nga viti 2010 e deri tani.

Kështu, Floyd Mayweather është sportisti më i pasur i kësaj dekade, fitimet e të cilit kanë shkuar në 915 milionë dollarë.

Pas Mayweather, për pasuritë e tyre renditen 2 “yjet” e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo (800 mln Euro) dhe Lionel Messi (750 mln Euro).

Ju mund të pëlqeni dhe këto