Zbulohet kandidati, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Kandidati i zgjedhur nga Armand Duka, që do të zëvendësojë Christian Panuccin në përfaqësimin e Kombëtares Shqiptare, do të jetë Edy Reja.

Ndonëse nuk është zyrtarizuar akoma, Reja do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare sipas “PanoramaSport”.

Mësohet se ai do të vijë në Tiranë ditën e martë për t’u prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare dhe mendohet se do të firmosi një kontratë deri në nëntor, me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto