Video skandali/ Trajneri rreh futbollistët e rinj se humbën ndeshjen: “Ulu se ta marr shpirtin, pisa, maskarenj”

Një video e rëndë po bën xhiron e rrjetit, në të cilën shfaqet trajneri i Laçit U-17, Ndue tarazhi, që ka kritikuar dhe ka gjuajtur me shpulla futbollistët e rinj pasi ata humbin ndeshjen.

Kjo video është publikuar nga “Report Tv”, ndërsa në të shihet Tarazhi që qorton futbollistët duke përdorur lloj-lloj fjalësh, ndërsa të rinjtë qëndrojnë me kokën e ulur.

“Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu”, dëgjohet t’u thotë trajneri.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto