UEFA zyrtarizon tre finalistët për çmimin “Lojtari i Vitit”

UEFA ka publikuar listën zyrtare me tre finalistët të cilët do të garojnë për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë nominuar në çmimin 2018/19 për Lojtarin e Vitit nga UEFA.

Fituesi do të zgjidhet gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco të enjten më 29 gusht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto