U arrestua se nisi makinën në gjendje të dehur, Partizani ndëshkon rëndë Alban Hoxhën

Disa ditë më parë, portieri i njohur i “Partizanit” u arrestua nga policia pasi u zbulua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Ai u mbajt për më shumë se 48 orë në komisariatin nr.1 në Tiranë, që prej mbrëmjes së të dielës. Në lidhje me këtë ngjarje, kanë reaguar së fundmi edhe drejtuesit e këtij klubi.

Trajneri Skënder Gega ka vendosur që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës, një lajm që e ka konfirmuar në një konferencë për shtyp, ku është shprehur se portieri nuk do luajë në derbi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto