U arrestua pasi i dha makinës në gjendje të dehur, gjykata merr vendimin për Alban Hoxhën

Dy ditë më parë, portieri i njohur i Partizanit, Alban Hoxha, u ndalua nga policia dhe u fut në komisariat pasi u gjend duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Tashmë, gjykata e Tiranës ka vendosur që ta lëjë të lirë Hoxhën, duke i vendosur atij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori.

Mësohet se ish-portieri i Kombëtares u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur teksa ishte në rrugën “George W Bush”.

Kur bëri testin e alkoolit, Hoxha rezultoi në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto