Tragjike! I prenë këmbët nga Covid, ndërron jetë ish futbollisti i njohur i Inter

Ish futbollisti i njohur i Inter, Bolonjës, Napolit dhe Pistoiese-s, Mauro Bellugi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Milano.

Ai ka humbur jetën vetëm disa ditë pasi iu prenë gjymtyrët e poshtme si pasojë e koronavirusit. Ish futbollisti ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë këto kohët e fundit. Ai kërkoi një operacion urgjent për ndërlikimet që iu shkaktuan.


“Kur mjekët më thanë: ‘Z. Bellugi ke një orë kohë për të vendosur’, këmbët e mia ishin të zeza deri në ijë. ‘Dëshiron të jetosh apo të vdesësh? Sepse nëse dëshiron të jetosh duhet të presim këmbët’, Unë menjëherë thashë se doja të jetoja, nuk doja të vdisja”, rrëfeu ai më herët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto