Tragjike/ Humb jetën nga koronavirusi ish presidenti i Real Madritit

Lorenzo Sanz, ish presidenti i Real Madritit, ka humbur jetën ditën e shtunë si pasojë e koronavirusit. Prej ditës së martë, ai ishte në terapi intensive dhe 76 vjeçari humbi betejën me jetën.

“Babai im ndërroi jetë. Ai nuk e meritoi këtë fund në këtë mënyrë. Një nga njerëzit më të mirë, më të guximshëm dhe të zellshëm që kam parë në jetën time. Familja dhe Real Madrid ishin pasioni i tij”, ka shkruar djali i Lorenzos, Duran Sanz në Twitter.

Sanz ishte presidenti i Real Madritit nga viti 1995 deri në vitin 2000.

Burimi: “BBC.com”

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto