“Të q**sha motrën”, shau në ndeshjen Laçi-Tirana, 23 vjeçari shqiptar nën hetim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur një ditë më parë gjatë ndeshjes Laçi-Tirana, ku një 23 vjeçar me inicialet M.M është nën hetim nga policia.

I riu ka qenë pjesë e mbështetësve të ekipit bardh e blu që kishin shkuar në Laç ku luhej ndeshja dhe në një moment, ai iu drejtua tifozëve të tjerë me fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i madhi”.

Fjala e tij ka nxitur tifozët e tjerë që t’i përgjigjen me “Allahu Eekber” dhe prej aty, e gjithë situata ka degjeneruar në përdorimin e fjalëve banale, të cilat janë të ndaluara në ndeshjet e futbollit.

Për këtë arsye, 23-vjeçari do të hetohet penalisht nga anti-terrori, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto