Skandali/ Rrihen keq tre futbollistët e “Skënderbeu” në Fushë-Krujë, detajet nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, ku disa lojtarë të skuadrës “Skënderbeu” kanë rënë pre e dhunës.

Kampionët e Shqipërisë udhëtonin në Fushë-Krujë për të zhvilluar takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategortisë Superiore kundër Kastriotit, që siç dihet, ndeshjet si pritës nuk i zhvillon në stadiumin e tij në Krujë, por në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Në denoncimin e klubit të “Skënderbeu”, rreth 25 persona që kanë qenë të pranishëm në mënyrë të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhunuar tre nga futbollistët e këtij klubi, konkretisht Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.

Sipas denoncimit, në momentin e incidentit në stadium nuk kishte asnjë forcë policie që të garantonte mbarëvajtjen e ndeshjes.

Reagimi i ekipit të Skenderbeut:

Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

– REAGIM – Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të…

Gepostet von KF Skënderbeu am Samstag, 2. Februar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto