Flower
Flower

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit ndez debate, mediat ruse vënë alarmin: Skandal, politika zbehu fitoren

Mbrëmjen e djeshme të gjithë shqiptarët u emocionuan kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që luanin për kombëtaren e Zvicrës, shënuan golat kundër Serbisë, duke bërë në sy të miliona njerëzve, shqiponjën me duar.

Ky gjest u përfol shumë nga mediat e huaja, e veçanërisht mediat serbe, të cilët e quajtën atë si një provokim.

Sot, media ruse “Russia Today” ka folur mbi veprimin e futbollistëve, duke e cilësuar festimin e tyre si një provokim të hapur.

“Festimi i Shaqirit dhe Xhakës ndez skandalin, pasi politika hodhi hije mbi fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë”, është titulli që kjo media i ka vendosur shkrimit të saj mbi këtë ngjarje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto