Shokon futbollisti serb me deklaratën e tij: “Idhulli im është Xherdan Shaqiri”

“Skënderbeu” ka blerë së fundmi një futbollist të lindur në Kosovë, Elmir Asani, i cili i ka të dy prindërit serb dhe nuk flet pothuajse fare shqip.

Elmir Asani

Në një intervistë të fundit, Asani i ka habitur të gjithë kur është shprehur se idhulli i tij është futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Futbollisti me origjinë serbe shprehet se ai do që të bëhet as më pak e as më shumë sa Shaqiri.

 “Kam ardhur tek Skënderbeu sepse është një klub i madh, me një traditë të madhe dhe me shumë trofe. Këto arsye më bindën ta pranoj ofertën. E kam ndjekur edhe më parë Skënderbeun, sidomos gjatë garimit në UEFA Europa League. Skënderbeu është një klub i madh dhe me siguri do të thotë shumë të luash në këtë ekip dhe për të ecur lart në karrierë. Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil loje”, është shprehur Asani për “Sportekspres”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto