Reja publikon listën e ndeshjeve të nëntorit, tre rikthimet e bujshme të lojtarëve

Shqipëria do të luajë tre ndeshje në muajin nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 nëntor.

Trajneri Edi Reja ka bërë publike këtë listë sot, ku bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj dhe Uzuni.

Në grumbullimin me Kombëtaren do të jetë edhe Lorenc Trashi, të cilit duket se i është pranuar kërkesa e bërë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim.

Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Lista e plotë me emrat e lojtarëve të grumbulluar:

Ju mund të pëlqeni dhe këto