Përballja e frikshme/ Dy prej njerëzve më gjigandë në planet do të ndeshen bashkë, ja cilët janë ata

Martin Ford dhe boksieri tjetër gjigand, Saxhad Garibi, do të përballen me njëri-tjetrin në “MMA”, në një ndeshje historike.

Martin dhe Saxhad, që mban nofkën “ujku iranian”, cilësohen si dy prej personave më gjigandë në planet. Martin është 2.08 metra i gjatë, ndërsa Saxhad peshon 180 kile dhe ka përvojë në një sport fillestar popullor në Iran, por është fillestar në MMA.

Përsa i përket Martin, ai është cilësuar nga mediat si njeriu më i frikshëm në planet sepse konsumon 20 të bardha vezësh, tre vezë të plota, 300 gramë djathë, salcë soje dhe vaj ulliri në vetëm një vakt të ditës.

Por një nga faktet që e bën më të çuditshëm këtë ndeshje, është se asnjë prej të dyve nuk ka eksperiencë në MMA, ndaj ky dyluftim pritet të jetë i mbushur me surpriza.

Ju mund të pëlqeni dhe këto