Pas largimit të Behramit nga Kombëtarja Zviceriane, një tjetër shqiptar përjashtohet nga skuadra

Lajmi se Valon Behrami u largua nga Kombëtarja e Zvicrës bëri bujë në të gjithë vendin. Futbollisti shqiptar u përjashtua nga trajneri Petkoviç, një largim që vet Behrami e quajti si ‘vendim politik’.

Ndërkaq, “RSI”, ka bërë të ditur se të njëjtin fat si Behram do ta kenë edhe Zhordhu, Gelson Fernandes dhe një tjetër shqiptar, Blerim Xhemali.

Kjo media zviceriane ka bërë të ditur se këta lojtarë nuk duken në planet e trajnerit për Ligën e Kombeve dhe në të ardhmen e skuadrës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto