Flower
Flower

Pas humbjes së Shqipërisë me Turqinë, FSHF njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Panucci

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në këtë njoftim zyrtar.

Sipas disa burimeve, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto