Pas dëmtimit në fushë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare i nënshtrohet operacionit

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, u dëmtua dy ditë më parë në një miqësore që zhvilloi Levante.

Ditën e sotme, pas vizitave që ka kryer për shkak të këtij dëmtimi, ka rezultuar se Sadiku ka pësuar këputje të ligamenteve të gjurit të majtë.

“Testet mjekësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme për Armando Sadikun konfirmojnë se sulmuesi shqiptar ka pësuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë. Futbollisti do të operohet sot pasdite. Ai doli i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së të shtunës përballë Herenven. Parashikohet një fazë riaftësimi prej 6 muajsh”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kështu, Sadiku e ka mbyllur për këtë vit dhe do të rikthehet në fushë në vitin 2019.

Ju mund të pëlqeni dhe këto