Flower
Flower

Panuçi largohet nga Kombëtarja Shqiptare? Zbulohet oferta e kripur që trajneri ka marrë nga ky ekip

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, është kryefjala e mediave të sotshme, pas një artikulli që ka publikuar “Il Messaggero”.

Sipas kësaj medie, trajneri italian do të lëjë Kombëtaren Shqiptare për t’u rikthyer tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos.

“Il Messaggero” raporton se Panuçi është duke qëndruar në prapaskenë dhe këto ditë mund të ketë një takim me drejtuesit e romakëve. Kontrata që ai ka me Shqipërinë përfundon në vitin 2019, ndërsa në sfond ka një ofertë të kripur për tek skuadra që dikur luante si futbollist.

“Il Messaggero” thekson faktin se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës ditën e shtunë. Asgjë deri në këto momente nuk është zyrtare, por media italiane duket se ka zbuluar shumë detaje nga prapaskenat dhe afeksionin që ka Panuçi me Romën.

Skuadra e Romës ndodhet në krizë rezultatesh dhe drejtuesit po mendojnë shkarkimin e trajnerit aktual për ta zëvendësuar më pas me Kristian Panuçin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto