Nuk shkoi në gjysmëfinale, e ëma e Ronaldos rrëfen zhgënjimin e futbollistit: “Nuk e bëra dot mrekullinë”

Ndonëse u përpoq shumë dhe dha gjithçka në ndeshjet me Ajaksin, Cristiano Ronaldo nuk u ndoq nga shokët e skuadrës së tij.

Në përfundim të ndeshjes mund të shihej zhgënjimi i madh në sytë e yllit të futbollit, i cili pas tetë vitesh nuk është më pjesë e gjysmëfinaleve.

Së fundmi, mamaja e futbollistit 34 vjeçar, Dolores Aveiro, ka folur për mediat portugeze, ku ka treguar se çfarë i ka thënë Ronaldo në përfundim të kësaj ndeshje.

“Ishte shumë i trishtuar, pasi donte të shkonte në finale. Më tha nuk e bëra dot mrekullinë, por jeta vazhdon”, u shpreh e ëma e Ronaldos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto