Nga jet-i 31 mln euro tek ora me 420 diamante, dalin shpenzimet marramendëse nga jeta luksoze e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë dhe jeta e tij në Torino bashkë me familjen spikatet nga mediat botërore.

E përjavshmja “Chi” ka bërë së fundmi disa llogari për shpenzimet luksoze të futbollistit, duke filluar që nga jet-i i tij prej 31 milion eurosh, tek ora me 420 diamante, shishja e verës prej 20 mijë euro që mori për ditëlindjen e fëmijëve, etj.

Rrogat nga ekipi bardhë e zi, përveç të ardhurave publicitare, sjellin në buxhetin vjetor rreth 100 milion euro, që Cristian i shijon së bashku me të dashurën e tij Georgina dhe katër fëmijët.

Në vilën e Torinos ku jeton atij nuk i mungon asgjë, ka një kopsht të madh, palestër me sauna dhe gjithçka që i nevojitet. Për një udhëtim me avion ai merr një jet privat, që kushton 31 milion euro, luksoz dhe me të gjitha komoditetet e nevojshme. Për të mos folur për firmat për të cilat ai vdes, duke mos kursyer asnjëherë.

Futbollisti i famshëm, adhuron orat dhe koleksioni i tij arrin në 2 milion euro. Dhe për të festuar ai zgjedh shishe vere me katër zero. Thonë që shpejt do të martohet në Itali me të dashurën e tij Georgina dhe të gjithë presin një dasmë përrallore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto