Flower
Flower

“Në fillim nuk mendoja se do ishte e mundur”, Mendes tregon prapaskenat si Ronaldo shkoi tek Juventus

Cristiano Ronaldo u largua nga ekipi i Real Madrid-it tek Juventus falë një marrëveshjeje prej 112 milionë eurosh.

Pas këtij kalimi, agjenti Jorge Mendes që mundësoi edhe këtë tranferim, është shprehur se Ronaldo e kishte bërë të qartë që në janar se ishte i gatshëm të bashkohej me këtë ekip.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është përshtatur në mënyrë të përsosur te Juve, duke shënuar 11 gola në Serie A (12 gola në të gjitha garat), teksa Mendes pretendoi se bisedimet për ta dërguar Ronaldon në Torino kishin nisur të zhvilloheshin që në fillim të vitit.

Së fundmi, Mendes është shprehur për “Tuttosport” se ai ka folur në fillim me hierarkinë drejtuese të Juventusit, duke përfshirë këtu drejtorin sportive Fabio Paratici dhe presidentin Andrea Agnelli, përpara se bardhezinjtë të përballeshin me Real Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar.

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, kështu që shumë ekipe e donin. Juve meriton një bravo të madhe, sepse bëri që kjo marrëveshje të ndodhë. Cristiano më tha që në janar, se dëshironte të bashkohej me bardhezinjtë. Në atë moment nuk mendova se një marrëveshje do të ishte e mundur, por kam gabuar në parashikimin tim. U takova me Paratici dhe Pavel Nedved përpara ndeshjes Juve-Real në Torino (në prill), pastaj u takova me presidentin Agnelli. Kështu filluan bisedimet dhe hap pas hapi besova se marrëveshja ishte e mundur”, është shprehur Mendes.

Më tej agjenti ka rrëfyer se negociatat mbi këtë marrëveshje kanë zgjatur dy a tre muaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto