Ndërron jetë futbollisti i njohur brazilian, mendohet se i kanë marrë jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, pasi ish lojtari i njohur Valdiram Kaetano de Morais, është gjendur i vdekur. Policia është duke hetuar shkaqet e vdekjes së tij, i cili ka luajtur vite më parë si sulmues në Romario.

Deri më tani, 36 vjeçari mendohet se është vrarë pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune dhe policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për këtë krim.

Kujtojmë se Valdiram është bërë i njohur për problemet e tij me drogën dhe akuzat e abuzimit seksual, ndërsa në vitin 2018 u pa të jetonte rrugëve të Rio de Zhaniero.

Shfaqja e tij e fundit publike ishte një video në Youtube, me anë të së cilës ai kërkonte ndihmë nga ish-shokët e skuadrës, pasi nuk kishte më para.

Ju mund të pëlqeni dhe këto