“Më mirë të fitosh ‘Topin e Artë’ apo Champions?”, Ronaldo jep përgjigjen që nuk pritej

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, ka folur para ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës, një ditë më parë.

Teksa është pyetur në këtë konferencë se kë do preferonte të fitonte, ‘Topin e Artë’ apo Champions League, 34 vjeçari ka dhënë një përgjigje të papritur.

Ai ka thënë se për të kanë më shumë rëndësi çmimet që merr me ekipin se ato individuale. Në fakt kjo është një deklaratë e papritur nga Ronaldo, i cili dikur shprehej se çmimet individuale për të ishin shumë më të rëndësishme.

“Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? “Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për ‘Topin e Artë’. Çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses”, tha Ronaldo.

Kujtojmë se pretendentët kryesorë për fitimin e Topit të Artë 2019, janë Messi, Ronaldo dhe Van Dijk.

Ju mund të pëlqeni dhe këto