Flower
Flower

Manchester United merr vendimin drastik për menaxherin e tyre, Mourinho i thotë lamtumirën klubit

Manchester United ka dhënë një deklaratë të papritur ditën e sotme, duke njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme me Zhoze Mourinho-n.

 “Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e bërë tek Manchester United dhe i urojmë fat në të ardhmen. Një udhëheqës i ri do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni për të zgjedhur më pas një menaxher me kohë të plotë”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Prej disa kohësh marrëdhënia midis Mourinhos, futbollistëve dhe stafit drejtues kishte pësuar një krisje të madhe, por Mourinho insistonte se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e këtij klubi.

Aktualisht Man.United renditet ne vendin e 6-të në Premier League, minus 19 pikë nga Liverpooli kryesues, ndërsa rrezikon ndjeshëm të mos marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto