“Kam frikë vampirët, Mensah për këngëtar”, lojtarët e Partizanit zbulojnë sekretet e tyre

Jurgen Bardhi, Jasir Asani dhe Esat Mala, janë kthyer në një treshe mjaft të fuqishme në futboll, që i vendosin gjithmonë e më shumë rivalët në vështirësi.

Së fundmi, tre lojtarët e Partizanit kanë dhënë një intervistë për “SuperSport”, ku kanë shpalosur disa prej sekreteve të tyre dhe të ekipit, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

SPORTI QË NDIQNI PËRVEÇ FUTBOLLIT?

Bardhi: Volej dhe pingpong.

Asani: Edhe unë njësoj, volejboll dhe pingpong.

Mala: Basketboll ndonjëherë.

FILMI I FUNDIT QË KENI PARË?

Bardhi: “Creed II”

Asani: Edhe për mua “Creed II”.

ÇFARË JU PËLQEN TË BËNI NË KOHËN E LIRË? 

Bardhi: Më shumë shkoj që të kërcej.

Asani: Shoping dhe kinema.

Mala: E kaloj me familjen dhe shoqërinë.

KËNGËTARI I PREFERUAR?

Bardhi: Bruno Mars.

Asani: Gold Ag.

Mala: Për mua Kris Braun.

TË ËMBLA APO TË KRIPURA?

BAM: Të ëmbla.

KUSH LUAN MË SHUMË NGA JU VIDEO-LOJËRA?

Bardhi: Unë luaj shumë.

Asani: Jo shumë.

Mala: Bardhi më shumë.

GJËJA E FUNDIT QË KENI BLERË PËR VETE?

Bardhi: Një xhaketë.

Asani: Taka.

Mala: Atlete.

GOLI I PARË QË KENI SHËNUAR NË KARRIERË?

Bardhi: Flamurtarit.

Asani: Rabotniçkit.

Mala: Kundër Tironës (qeshin).

GJËJA E PARË QË FUSNI NË ÇANTËN E STËRVITJES?

Bardhi: Tharësen e flokëve.

Asani: Takat.

Mala: Takat edhe unë.

PIJA E PREFERUAR? 

BAM: Kola.

SHIHNI SERIALE, NËSE PO, CILI JU PËLQEN MË SHUMË?

Bardhi: Shoh më shumë animime.

Asani: Nuk shoh.

Mala: “Game of Throne”.

CILI NGA JU KA FRIKË TË GJUAJË NJË PENALLTI?

Bardhi: Unë për vete, jo.

Asani: Jo.

Mala: As unë.

PO SUPERSTICIOZË A JENI?

Bardhi: Unë jam shumë.

Asani: Shumë fare.

Mala: Jo.

KENI NDONJË FOBI?

Bardhi: Kur kam qenë i vogël, vampirët (qesh).

Asani: Jo, s’kam.

Mala: Gjarprin.

KË KENI SHOK DHOME?

Bardhi: Xhikën.

Asani: Feratin.

Mala: Belicën.

VENDI MË I BUKUR QË KENI VIZITUAR?

Bardhi: Kam vizuar shumë, nuk kam të preferuar.

Asani: Më pëlqen Turqia.

Mala: Burimi i Drinit në Kosovë.

PERSONI I PARË QË TELEFONONI PAS NDESHJES?

BAM: Babit.

EKIPI I PREFERUAR NË EUROPË PËR TË CILIN BËNI TIFO?

Bardhi: Mançester Junajtid.

Asani: Barcelona.

Mala: Milan.

CILI NGA JU FLE MË SHUMË?

Bardhi: Unë fle shumë.

Asani: Jo edhe aq.

Mala: Bardhi.

PO RRJETET SOCIALE KUSH I PËRDOR MË SHUMË?

BAM: Asani.

NËSE DO KISHIT NJË PROBLEM, DO TELEFONONIT…?

Bardhi: Telushin.

Asani: Statovcin.

Mala: Brunon edhe unë.

NË GRUPIN E PARTIZANIT NË “WHTASAPP” KUSH SHKUAN MË SHUMË…?

BAM: Trashi.

PO “DJ” I SKUADRËS KUSH ËSHTË?

BAM: Bardhi.

MAKINËN MË TË MIRË NË EKIP?

Bardhi: Telushi.

Asani: Telushi.

Mala: Edhe Hoxha.

KUJT I FLET MË SHUMË GEGA?

Bardhi: Mua (qesh).

Asani: Bardhit.

Mala: Bardhit.

Kush vonohet më shumë?

BAM: Kalari.

CILI KUJDESET MË SHUMË SE TË GJITHË PËR IMAZHIN?

Bardhi: Unë.

Asani: Bardhi.

Mala: Bardhi.

MBAN FJALIME INKURAJUESE PARA EKIPIT?

Bardhi: Telushi dhe Trashi.

Asani: Edhe Mala ndonjëherë.

Mala: Telushi dhe Trashi.

KUSH SHEH MË SHUMË FILMA?

Bardhi: Unë për vete, po.

Asani: Jo edhe aq.

Mala: Egzoni.

PO HATRI KUJT I NGEL?

BAM: Kalarit.

AI I DONI KAFSHËT?

Bardhi: Unë vdes.

CILI DI MË SHUMË GJUHË?

BAM: Egzoni ndoshta.

KUSH I KA MË SHUMË MERAK VESHJET?

Bardhi: Unë

Asani: Belica

Mala: Belica

CILI NDIQET MË SHUMË NË “INSTAGRAM”?

BAM: Albani.

MË BUKUR TE PARTIZANI KËNDON..?

BAM: Mensah.

PSE MË THANË KORABO?

BAM: Ai është për opera… i kemi ndarë gjërat.

PO HUMORISTI I SKUADRËS KUSH ËSHTË?

BAM: Trashi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto